LAJME / E Premte 19 Dhjetor 2025, 19:07

Hera e 6-të dhe e fundit! SPAK “luan me zjarrin”, gati të “djegë” mundësinë e fundit për burgosjen e Ahmetajt

SPAK ka shtyrë sërish afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Kjo shënon herën e gjashtë që SPAK komunikon shtyrjen e afateve hetimore. Dhe po ashtu herën e fundit që mund të shtyjë hetimet, dhe pas kësaj duhet të vendosë nëse do të kalojë ose jo për gjykim çështjen.

Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaçme, kanë sjellë nevojën që hetimet të shtyhen deri më 22 mars 2026, e cila do të jetë “data vendimtare” e fatit të ish-zv/ministrit.

Mbrojtësi ligjor Henrik Ligori tha se interesi i tij dhe i klientit që mbron është që të kryhen hetime shteruese dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme. 

Kujtojmë se Ahmetaj po hetohet në lidhje me dosjen e inceneratorëve, për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE