LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 17:05

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, firmoset shkarkimi i madh nga Rama

Pas helmimit të 52 studentëve në Akademinë e Sigurisë, Ersid Hasesallari është larguar nga detyra si drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë. (AKU)

Hasesallari është emëruar drejtor i Mjedisit pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, detyrë që e ka marrë zyrtarisht të premten.

Ndërkohë, ish-drejtori i AKU-së është thirrur gjithashtu në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin e helmimit në Akademinë e Sigurisë. Ai pritet të paraqitet nesër para prokurorit të çështjes, Bledar Valikaj.

52 studentët të Akademia e Sigurisë u helmuan pasi konsumuan ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut “SORI-AL”.

Sipas analizave të mostrave të marra, makaronat rezultuan të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

Pas ngjarjes, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi aktivitetin e kompanisë dhe vendosi një gjobë prej 1.5 milionë lekësh për tregtim ushqimi të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjeno-sanitare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE