LAJME / E Premte 9 Maj 2025, 15:03

Helikopteri i ushtrisë rrëzohet në liqen, 5 të vdekur

Pesë persona humbën jetën sot kur një helikopter ushtarak u rrëzua në liqenin artificial Maduru Oya në Sri Lanka.

Zëdhënësja e Forcave Ajrore, Eranda Geganage, tha se helikopteri po transportonte 12 persona nga ushtria dhe forcat ajrore për në një ceremoni ushtarake kur u rrëzua, rreth 280 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kolombo, raporton Associated Press.

Të gjithë pasagjerët u nxorën të gjallë, por tre ushtarë dhe dy pilotë vdiqën më vonë në spital, tha Geganage.

Shkaku i aksidentit është i panjohur , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.