LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 22:10

Hapet Ngushtica e Hurmuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për Fox Business se Ngushtica e Hormuzit “po hapet” dhe se anijet po rikthehen në qarkullim, por nuk ka dhënë detaje shtesë për këtë pretendim.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur, pasi ushtria iraniane ka kërcënuar se do të godasë transportin detar në Gjirin Persik, Detin e Kuq dhe Gjirin e Omanit nëse vazhdon bllokada detare e SHBA-së ndaj porteve iraniane, shkruan BBC.

Sipas raportimeve, bllokada amerikane ka hyrë në fuqi të hënën, ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar se brenda 24 orëve të para asnjë anije nuk ka kaluar nëpër zonën e prekur.

Intervista e Trump-it është realizuar para këtyre kërcënimeve të fundit nga Irani. Në të, ai ka thënë gjithashtu se “nuk kemi përfunduar ende”, por ka shtuar se konflikti mund të jetë shumë afër përfundimit dhe se ekziston mundësia për një marrëveshje të madhe me Iranin.

Pas lëndimit të tmerrshëm, Ekitike mund të mungojë deri në 9 muaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE