LAJME / E Shtunë 23 Gusht 2025, 17:05

“Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari pas kryerjes së aktit, veshi rroba që gjeti te…

Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet se vrau me thikë ditën e djeshme në Volos, në pallatin ku jetonin, bashkëshorten e tij 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve.

Ai ishte fshehur në një truall toke aty pranë, vetëm 200 metra nga vendi ku ndodhi krimi. Nakoleci u gjet rrugën Evripidou dhe sipas informacioneve ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Ai nuk kishte telefon celular apo ndonjë objekt tjetër me vete.

I fshehur në bar, ku ishte shtrirë edhe për të fjetur gjatë natës, i rraskapitur dhe i dobët, ai iu dorëzua policisë pa asnjë rezistencë

“Disa orë më parë, policia u njoftua nga një qytetar se brenda kësaj parcele toke ndodhej një person dhe pak më vonë dëgjuam zëra dhe dolëm jashtë. Pamë se e arrestuan burrin në fjalë, pa bërë rezistencë”, tha një dëshmitar okular.

I dyshuari ishte person me precedentë të shumtë penalë, i dënuar disa herë për drogë e organizatë kriminale, me probleme të shëndetit mendor dhe i kartelizuar. Krimi ndodhi pas debateve në familje mes çiftit dhe në sy të fëmijëve të viktimës dhe autorit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE