LAJME / E Mërkurë 11 Mars 2026, 09:09

Gruaja e Mirit Big Brother, komenton situatën e Miri-Selin

Tensionet mes Selinës dhe Mirit në Big Brother VIP Albania po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha. Së fundmi, Selina ka vendosur të rikthejë debatin, duke e goditur Mirin në një nga aspektet më sensitive: jetën e tij personale.

Gjatë bisedave brenda shtëpisë, ajo ka hedhur dyshime të forta, duke u shprehur hapur se i ka lindur mendimi se marrëdhënia e Mirit me partneren e tij jashtë nuk është e rregullt.

Edhe pse Miri ka deklaruar disa herë se Selinën e sheh “si vajzën e tij” dhe se raporti mes tyre është thjesht miqësor, ajo nuk ka hequr dorë nga aludimet.

Megjithatë, deklarata e Selinës nuk kaloi pa reagim. Ishte bashkëshortja e Mirit ajo që vendosi të thyejë heshtjen, duke reaguar në rrjetet sociale me ironi, një përgjigje që duket se i ka dhënë fund diskutimit.

Përmes një videoje ku shfaqet e qetë, e sigurt dhe e kuruar në detaje, ajo ka reaguar drejtpërdrejt ndaj asaj që e cilëson si strategji të Selinës, duke shkruar me ironi:

“POV: Ti përpiqesh të kapësh Prime-in duke u mbështetur te martesa ime.”

Për të treguar se këto deklarata nuk e lëkundin aspak, ajo ka vënë në pah forcën e lidhjes së saj shumëvjeçare, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji gjarpri:

“…POR… UNË ia fitova zemrën burrit tim që para një dekade.”

Për të mbyllur çdo aludim mbi marrëdhënien e tyre, videoja përfundon me një dedikim romantik për artistin e izoluar në Big Brother

“Të dua përgjithmonë, Schatzi im, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE