
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shkodrës, pas një konflikti mes dy fqinjëve në fshatin Dobraç.
Shtetasi S. J., 41 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri në tokë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që paraprakisht konsiderohen të dobëta.
Pas marrjes së njoftimit, forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
Gjatë kontrollit, është sekuestruar arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, një pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim balistik.
Ndaj shtetasit S. J. rëndojnë akuzat për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
