LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 17:05

Greku mban fshehur 146 mijë euro në teneqenë e djathit, shqiptari i përlan, por gëzimi nuk zgjati shumë

Një grek i ruante paratë e tij në një teneqe djathi, por shqiptari ia rrëmbeu dhe u zhduk. Vetëm se gëzimi nuk i zgjati shumë pasi u zbulua dhe u kap.

Ngjarja ka ndodhur të dielën 10 maj në Igumenicë dhe sot policia tha se ka arrestuar një emigrant shqiptar si përgjegjës për krimin që e kualifikoi si vjedhje të rëndë.

Hetimi nxori se i riu shqiptar 35 vjeç, hyri me forcë në dritaren e një magazine të kompanisë ku punonte, nga ku mori një sasi të madhe parash që pronari i kishte fshehur në një vend në dukje të pagjetshëm.

Greku i kishte fshehur 146,600 euro në një kuti teneqeje që më parë kishte shërbyer për djathë, duke menduar se askujt nuk do ti shkojë mendja.

Policia greke tha se e identifikoi autorin, i shkoi për kontroll në shtëpi dhe më pas të gjirhë shumën ia dorëzoi policisë e cila tha se ia ktheu pronarit.

Policia nuk tha nëse kishte hetuar për ligjshmërinë dhe burimin e kësaj sasie të madhe parash cash. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE