
Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka përjetuar momente të tjera emocionesh në kuadër të sfidës së mosreagimit.
Këtë herë, produksioni zgjodhi të surprizonte Rogertin, duke futur në ambientet e shtëpisë kunatën e tij.
Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër, ajo nuk u fokusua vetëm te Rogerti, por zgjodhi t’i drejtohej edhe Mirit, i cili ndodhej i pranishëm aty pranë.
Duke marrë parasysh raportin e ngushtë shoqëror që dy banorët kanë krijuar gjatë rrugëtimit të tyre brenda formatit, ajo ndau me ta një detaj mjaft domethënës nga jashtë, duke zbuluar se edhe bashkëshortet e tyre kanë nisur të komunikojnë dhe të krijojnë miqësi me njëra-tjetrën.
Për t’u dhënë mbështetje të dyve në këtë fazë të lojës, ajo u shpreh saktësisht me këto fjalë: “O Zoti bomba. Të dua fort. E dini ju të dy që gratë tuaja janë bërë shoqe. Dy gra zonja. Ju puthin fort, ju përqafojnë shumë”.
Kujtojmë se sfida e mosreagimit është një nga provat më delikate për konkurrentët e izoluar, pasi teston drejtpërdrejt vetëkontrollin e tyre përballë njerëzve të dashur apo situatave provokuese, gjithçka në këmbim të benefiteve të premtuara nga Vëllai i Madh deri në përfundim të afatit të caktuar,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
