LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 15:03

Grabitje me armë në Shkodër – Në pranga 16-vjeçari, viktima turistë gjermanë

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë në fshatin Domen.

Si rezultat i operacionit është arrestuar një 16-vjeçar, ndërsa ndaj dy shtetasve të tjerë, 27 dhe 20 vjeç, është nisur procedimi në gjendje të lirë. Po ashtu, një tjetër bashkëpunëtor është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, më 9 qershor 2026, në aksin rrugor “Domen–Postribë”, të rinjtë dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë 500 euro dy turistëve gjermanë që ndodheshin në automjetin e tyre gjatë natës.

Strukturat e hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër po vijojnë punën për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE