LAJME / E Enjte 9 Tetor 2025, 17:05

Gjykata Kushtetuese “bllokon” Presidentin Begaj – Zgjedhjet në Tiranë PEZULLOHEN!”

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të fortë politik dhe juridik: pezullon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në Tiranë.


Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi presidenti kishte shpallur zgjedhjet në Tiranë dhe në 5 bashki të tjera.

Ndërkohë, ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kishte paraqitur një ankim në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar shkarkimin e tij si të padrejtë.


Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri:

 Çështja “Veliaj” të shqyrtohet në seancë plenare publike më 31 tetor 2025


 Të pezullohet dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike më 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”.

 Ky vendim ndalon për momentin zgjedhjet që pritej të mbaheshin pas një muaji, pavarësisht se kandidatët janë zyrtarizuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE