LAJME / E Hënë 20 Tetor 2025, 18:06

Gjykata e Strasburgut kërkon llogari: Çfarë do të ndodhë me Sali Berishën?

SPAK e bën prioritet dosjen “21 Janarit”

Çështja e “21 Janarit” po merr një kthesë dramatike, pas deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, se dosja është prioritet absolut për Prokurorinë e Posaçme. Ky zhvillim ka nxitur reagime të forta, përfshirë një pranim të vonuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se katër protestuesit humbën jetën nga armët e shtetit. Megjithatë, kjo deklaratë perceptohet si një përpjekje për të relativizuar krimin dhe tregon se presioni i drejtësisë po bëhet gjithnjë e më i fortë.

Dëshmia e ish-oficerit Sokrat Godaj

Një nga elementët më të rëndësishëm është dëshmia e ish-oficerit të policisë, Sokrat Godaj, i cili u shënjestrua gjatë protestës më 21 janar 2011 dhe mbijetoi pas një atentati me snajper. Godaj ka deklaruar se ishte objektiv i Gardës së Republikës, dhe pas plagosjes tentuan ta zhdukën sërish në spital, por ai arriti të shpëtonte duke ndryshuar vendndodhjen gjashtë herë.

Sipas dëshmisë së tij, kishte një plan të organizuar eliminimi, me urdhër politik dhe bashkëpunim mes strukturave të Gardës dhe ish-SHIK-ut. Avokati Idajet Beqiri zbuloi se kreu i SHIK-ut në Berat ishte vëllai i ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, i cili ishte paralajmëruar për praninë e Godajt në protestë. Kjo dëshmi tregon lidhjen direkte mes urdhëruesve politikë dhe ekzekutorëve.

Presioni i drejtësisë dhe Gjykata e Strasburgut

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka theksuar se Shqipëria ka detyrim ligjor të identifikojë dhe ndëshkojë urdhëruesit që dhanë urdhrin për të shtënë mbi protestuesit paqësorë. Çdo dëshmi e re, si ajo e Godajt, e afron drejtësinë ndaj atyre që urdhëruan masakrën dhe mbuluan krimin.

Në qendër të këtij stuhie hetimore mbetet një emër i vetëm: Sali Berisha.

Shënim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE