LAJME / E Premte 13 Mars 2026, 17:05

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi

Belinda Balluku nuk do të rikthehet në detyrë, pasi Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e saj për pezullimin nga detyra. Ajo akuzohet për “shpërdorim detyre” në disa raste, kryesisht me lot-et e Unazës së Madhe në Tiranë dhe Tunelin e Llogarasë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i posaçëm Erion Çela, i cili ka konstatuar pavlefshmërinë e kërkesës së bërë nga ish-zëvendësministrja, e cila përveç pezullimit nga GJKKO, edhe është zëvendësuar në kabinet nga Edi Rama.

Posti që ajo mbante si Zëvendëskryeministre i ka kaluar Albana Koçiut, kurse posti si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë i është besuar Enea Karakaçit.

Ndodhur në këto kushte, edhe me vendimin e sotëm, pezullimi nga detyra mbetet në fuqi. Belinda Balluku ka bërë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar nga institucioni më i lartë i drejtësisë në Shqipëri, që të rrëzojë vendimet e dy shkallëve të posaçme.

Në kërkesën e saj, SPAK bënte me dije se Balluku është e dyshuar për shkelje të barazisë në procedurat e tenderëve publikë, veprimtari që lidhet me një sërë projekte infrastrukturore të realizuara në periudhën e fundit, përfshirë ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe projekte të tjera në lidhje me Unazën e Tiranës dhe segmentet rrugore të qytetit.

Konkretisht, Balluku akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE