
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, duke rrëzuar ankimimin e tij kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Memolla u dënua me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2022. Pas vendimit përfundimtar, të dhënë më 9 shkurt, ai u dorëzua te autoritetet dhe aktualisht po vuan dënimin e tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Rrogozhinë.
Shih edhe Udhëtoni në 122 vende, edhe pa viza/ I 46-ti në botë, fuqia e pasaportës shqiptare rritet, qytetarët mund të…
Në të njëjtin gjyq, gjykata dënoi Ndriçim Tafxhafën dhe Blerim Xhamanin me nga 1 vit burg secili, ndërsa Isuf Tosku mori një dënim prej 1 viti e 4 muajsh burgim, i cili iu konvertua në lirim me kusht.
Sipas SPAK-ut, Memolla, ndërsa kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit 2022, kishte ndikuar që furnizimi me energji elektrike i një abonenti debitor të mos ndërpritej, me qëllim që të siguronte vota në favor të tij.
Prokuroria pretendoi gjithashtu se Ndriçim Tafxhafa i kishte premtuar një qytetari shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE-së dhe strehim në këmbim të votimit për Memollën.
Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar procesverbalet e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.
Aktualisht, Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga një kryetar bashkie i mandatuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
