LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 20:08

Gjykata e Lartë merr vendimin e fundit ndaj Belinda Ballukut

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Masa u vendos nga ana e GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka lënë në fuqi bllokimin e pasaportës së ish-zëvendëskryeministres.

Dokumenti i udhëtimit është sekuestruar që prej 19 nëntorit, me vendim të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj Ballukut rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë, e cila i është komunikuar në kuadër të hetimeve në vijim.

Ajo është gjithashtu nën hetim për çështjen e 7 loteve të Ujësjellësit të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre tenderë të tjerë.

Me këtë vendim, masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE