LAJME / E Premte 24 Tetor 2025, 12:12

Gjykata dënon me gjobë aktoren Egla Ceno – Reagimi i saj epik: “Unë nuk jam Egla Ceno, jam Al Capone!”

Vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës për të dënuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra aktoren Egla Ceno, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe rrjete sociale.

Ceno akuzohej për veprën penale të “shpifjes” pas një padie të ngritur nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Pas publikimit të vendimit, portali “Pamfleti” raportoi se “Egla Ceno rezulton të jetë instrument i krimit të organizuar për të sulmuar një gazetar që kishte ekspozuar korrupsionin në sistemin gjyqësor shqiptar”, çka shtoi më tej polemikat në media.

Në reagimin e saj publik, aktorja e njohur u përgjigj me ironi ndaj mënyrës si disa portale e trajtuan çështjen, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me politikën apo botën e krimit.

“Po të kisha pasur lidhje me politikën apo krimin, nuk do të mbetesha me një rrogë aktoreje prej 500 mijë lekësh të vjetra,” – shkroi ajo me tone thumbuese.

Ceno u shpreh se nuk do të ndalet “deri në fund të së vërtetës”, ndërsa reagimin e saj e mbylli me humor, në një frazë që është bërë virale në rrjete:

“Unë nuk jam Egla Ceno, jam Al Capone, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE