LAJME / E Mërkurë 16 Korrik 2025, 18:06

Gjobitet me 1 milion Lekë Kozaku, nuk do ta besoni arsyen

Personazhi i TikTok-ut, Kozak Braçi, është penalizuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra nga policia e Tiranës për ndotjen e mjedisit.

Kjo masë vjen pas publikimit të një videoje disa kohë më parë në rrjetet sociale, ku ai shfaqej duke hedhur mbeturina nga automjeti në rrugë. Sipas informacionit, 32-vjeçari është nën hetim, por aktualisht ndodhet në gjendje të lirë.

Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me 100 000 lekë gjobë, 32-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE