LAJME / E Martë 4 Nëntor 2025, 18:06

Gjoba 500 mijë lekë i shkon “surprizë”, moderatorja shqiptare apel shtetit: S’kam qenë fare në Korçë, ndajeni mendjen...(Video)

Moderatorja Dajana Shabani ka ndarë me ndjekësit e saj një shqetësim që lidhet me një gjobë të qarkullimit rrugor, e cila sipas saj i është vendosur padrejtësisht.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shabani ka bërë të ditur se ka marrë “surprizë” një gjobë me dy data të ndryshme, në vlerën e 500 mijë lekëve të vjetra.

Sipas saj, në asnjërën prej datave të shënuara, 5 dhjetor 2023 dhe 7 janar 2024, ajo nuk ka qenë në qytetin e Korçës. Moderatorja i ka bërë apel autoriteteve që të ndalojnë vendosjen e gjobave të padrejta, duke theksuar se shumë qytetarë kanë hasur të njëjtin problem.

“Vendosja e gjobave me të padrejtë duhet të marrë fund. Unë kam respekt të veçantë për uniformën e policisë, sidomos të asaj Rrugores se janë në mes të shiut dhe në mes të diellit. Por, surprizë më ka ardhur një gjobë 500 mijë e njëjta gjobë e vendosur në 5 dhjetor 2023 më Korçë dhe 7 janar 2024.

E para ndajeni mendjen secila datë se është e njëjta e dyta në asnjë nga këto data unë nuk kam qenë në Korçë dhe nuk kam marrë një gjobë për tejkalim shpejtësi. Vendosja e gjobave me pa të drejtë duhet të marrë fund njëherë e mirë”, thotë Shabani, ndërkohë që i bën thirrje Policisë dhe Ministrisë së Brendshme që të reagojnë dhe të marrin situatën në dorë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE