LAJME / E Premte 21 Nëntor 2025, 19:07

GJKKO zbulon se sa vite burg rrezikon të bëjë Belinda Balluku

Belinda Balluku mund të rrezikojë deri në 5 vite burg. Kështu thuhet në vendimin e zbardhur të GJKKO, që e pezulloi atë nga detyra dhe i ndaloi daljen jashtë Shqipërisë.

Sipas GJKKO, Balluku përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin në Unazën e Madhe.

“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim”, sqarohet në vendimin e GJKKO.

Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, “pezullim i ushtrimit të detyrës” nga funksioni si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE