LAJME / E Hënë 30 Mars 2026, 15:03

GJKKO merr vendimin, ndryshon masën për Ajola Xoxën

Gjykata e Posaçme ka marrë një vendim të ri lidhur me çështjen e Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të vitit 2025, duke e bërë këtë çështje një nga më të ndjekurat në opinionin publik dhe në media.

Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, më herët ndaj Ajola Xoxës ishte vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” pranë policisë gjyqësore.

Kjo masë nënkuptonte që ajo duhej të paraqitej rregullisht pranë autoriteteve për të dëshmuar dhe për të respektuar detyrimet ligjore që i ishin caktuar.

Megjithatë, së fundmi gjykata ka vendosur ta ndryshojë këtë masë, duke e hequr plotësisht çdo masë sigurimi ndaj saj. Ky ndryshim i rëndësishëm është bërë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e cila është konsideruar si faktor kyç në vendimmarrjen e trupës gjykuese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE