LAJME / E Hënë 26 Janar 2026, 09:09

Gjithë jetën në shërbim të drejtësisë Shqiptare! Ndërron jetë gjyqtari i njohur…

Ish-gjyqtari Albano Çepele është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Albano Çepele nuk arriti që të triumfonte në betejën e ashpër me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Ish-gjyqtari Çepele u diplomua në vitin 1997 dhe një vit më pas nisi karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës, ku shërbeu deri në vitin 2003. Më pas ai u transferua në Gjykatën e Shkodrës, ku për gati dy dekada ushtroi funksionin e gjyqtarit, deri në shkëputjen nga sistemi i drejtësisë në vitin 2023.

Në vitin 2020, Çepele u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për çështje që lidhen me pasurinë, vendim që u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2023. Procesi i Vettingut ndaj tij u shoqërua me debate, pasi vetë gjyqtari dhe mbrojtja ligjore kishin argumentuar se ai vuante prej vitesh nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë sëmundje të rënda kronike.

Lajmi për humbjen e tij, ka sjellë reagimin edhe të avokatez, Sabina Mete e cila e ka përshkruar gjyqtarin si një njeri të drejtë dhe human, përtej funksionit që mbante.

Ajo gjithashtu është ndalur edhe te mënyra se si u trajtua gjyqtari gjatë procesit të Vettingut, duke theksuar se u largua padrejtësisht nga sistemi dhe se familja e tij u vu përballë vështirësive të mëdha ekonomike dhe shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE