LAJME / E Premte 13 Mars 2026, 11:11

Gjesti del para gjykatës, merret vendimi i papritur për babain e reperit!

Drama e arrestimit të reperit Gjesti (Besart Kelmendi) ka kaluar tashmë në dyert e drejtësisë.

Ditën e sotme (të premte), është duke u zhvilluar seanca dëgjimore ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, pas incidentit të rëndë me armë të ndodhur në zyrat e kompanisë “Onima”.

Mësohet se trupi gjykues ka vendosur që seanca të mbahet nën masa të rrepta dhe me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat.

Nga pamjet e siguruara në ambientet e Pallatit të Drejtësisë, është parë të mbërrijë menaxheri i tij, Bonart Ajvazi, si dhe babai i reperit, Jetoni.

Megjithatë, ajo që ka rënë në sy ka qenë një vendim i papritur nga ana e gjykatës: babai i Gjestit nuk është lejuar të futet brenda në sallë për të ndjekur nga afër seancën e të birit.

Kujtojmë se Gjesti u vu në pranga më datë 11 Mars, pas një konflikti të agravuar për prishjen e kontratës menaxhuese.

Situata e tij ligjore paraqitet mjaft serioze, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) ka njoftuar se mbi artistin rëndojnë 3 akuza të forta penale:

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
“Kanosja”
“Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.

Tashmë pritet me interes të madh vendimi i gjykatës për masën e sigurisë që do t’i caktohet reperit pas kësaj ngjarjeje të bujshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE