LAJME / E Diel 17 Gusht 2025, 21:09

Gjermania pranë dërgimit të trupave në Ukrainë/ Çfarë po ndodh pas armëpushimit?

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe drejtuesi i Partisë Socialdemokrate (SPD), Lars Klingbeil, nuk përjashtoi mundësinë që Gjermania të marrë pjesë në forcat e mundshme që do të angazhohen për zbatimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Megjithatë, ai theksoi se arritja e një armëpushimi mbetet qëllimi kryesor.

“Pas armëpushimit, gjithçka mund të diskutohet, përfshirë garancitë e sigurisë europiane për Ukrainën,” tha politikani socialdemokrat në intervistën e tij të përvitshme “verore” në kanalin e dytë të televizionit publik gjerman ZDF.

Pyetur nëse Gjermania dhe Europa duhet të dërgojnë trupa në Ukrainë për të garantuar paqen, ai u shpreh:

“Sigurisht, ne si evropianë duhet të marrim përgjegjësi kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë, qoftë trupa ushtarake, trajnime për ushtrinë ukrainase, ndihma financiare apo çështje të tjera. Të gjitha këto do të sqarohen në ditët në vijim.”

Garancitë e sigurisë janë “një element qendror i një zgjidhjeje të negociuar,” shtoi ai.

Në pyetjen nëse, si ministër i Financave, do të dëshironte të kishte akses në asetet ruse “të ngrira” në Perëndim, Klingbeil u përgjigj: “Emocionalisht po, por ligjërisht është shumë e vështirë,” duke shtuar gjithashtu se “është gjetur një zgjidhje, të paktën për aksesin në interesat e këtyre aseteve.”

Sa i përket pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në një forcë garancie sigurie për Ukrainën pas një marrëveshjeje me Rusinë, shefi i politikës së jashtme i Partisë Kristiandemokrate (CDU), Roderick Kiesewetter, tha për BILD se “garancia e vetme e besueshme dhe afatgjatë për sigurinë e Ukrainës do të ishte anëtarësimi në NATO, sepse ajo ofron mbrojtje bërthamore, ndërsa do të ishte e nevojshme edhe vendosja e trupave, ku sigurisht Gjermania do të duhej të kontribuonte.”

Në të njëjtën pyetje, zv/kryetarja e grupit parlamentar të SPD-së, Siemtje Möller, vuri në fokus rolin e SHBA-së:

“Kontributi i SHBA-së është kyç për të gjitha garancitë e sigurisë. Ne evropianët gjithashtu do të kontribuojmë në mënyrë të konsiderueshme, por ende nuk dihet se në çfarë forme. Detajet e strukturimit do të diskutohen sapo Rusia të ndalojë luftën dhe të fillojnë negociatat për një paqe të drejtë për Ukrainën,” tha ajo gjithashtu për BILD, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE