
# E rëndë në Gjermani: 42-vjeçari nga Deçani humb jetën në një aksident të dyshuar në vendin e punës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe në Kosovë, pasi një 42-vjeçar me prejardhje nga Deçani ka humbur jetën në një aksident të dyshuar në vendin e punës.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se 42-vjeçari ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime të rënda, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti nuk janë sqaruar ende plotësisht. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në vendin e punës.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe bashkëatdhetarët, si në Gjermani ashtu edhe në vendlindjen e tij në Deçan, ku ai njihej dhe respektohej nga komuniteti.
Të premten, në Deçan iu dha lamtumira e fundit 42-vjeçarit. Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit për t’i bërë nderimet e fundit dhe për të shprehur ngushëllimet ndaj familjes së tij.
Ndërkohë, autoritetet gjermane pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve, të cilat do të hedhin dritë mbi rrethanat e plota të aksidentit fatal që i mori jetën 42-vjeçarit nga Deçani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
