LAJME / E Hënë 8 Prill 2024, 21:09

Gjendet një person i vdekur në rrugë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ku viktima është gjetur në rrugë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa trupi është ende në vendin e ngjarjes.

Aty ka mbërritur policia së bashku më ambulancën, ndërkohë pritet grupi hetimor për të nxjerrë shkakun e vdekjes dhe identitetin e personit.