Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel. Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të Portit të Shëngjinit.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se 37-vjeçari është mbytur në det, pasi disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.
“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv