
Avokatja Adriana Kalaja, ka reaguar në lidhje me vërtetimin e dënimit me burg të gjyqtares së Shkallës së Parë të GJKKO-së, Irena Gjoka, në Greqi, të njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në postimin e saj në Facebook, Kalaja ka publikuar edhe shkresën e marrë nga Prokuroria e Përgjithshme që në shtator të 2025-ës, ku vërtetohet se dokumenti i dënimit të Irena Gjokës në Greqi është autentik.
‘Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë. Pse? Sepse, unë nuk bëj kompromis me faktet, të vërtetën dhe të drejtën. Plus, edhe i shkoj gjërave deri në fund’, shkruan Kalaja.
Kujtojmë se avokatja Adriana Kalaja brenda 1 viti, ka depozituar kallëzim penal ndaj Irena Gjokës, si në Prokurorinë e Përgjithshme, ashtu edhe në SPAK, si dhe i ka dërguar kërkesa KLGj-së, KPA-së, ILD-së dhe ONM-së.
Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë.
Sepse, unë nuk bëj kompromis me faktet, të vërtetën dhe të drejtën.
Plus, edhe i shkoj gjërave deri në fund.
8 (tetë) kërkesa në Prokurorinë e Përgjithshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
