LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 14:02

Gazetarja e kronikes sapo ‘plasi’ deklaraten qe po ben buje ne rrjet

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e fundit të kryer nga SPAK, pasi Byroja Kombëtare e Hetimit, përmes agjentëve të saj, arriti të vërë në pranga Adi Çobon.

I shumëkërkuari në kuadër të operacionit “Ura” u arrestua një ditë më parë nga agjentët e BKH-së, një zhvillim që konsiderohet si një konfirmim i strategjisë së paralajmëruar nga drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, për zhvillimin e operacioneve sensitive përmes strukturave të veta hetimore, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit, për shkak të dyshimeve mbi dekonspirimin e aksioneve.

Duke komentuar këtë operacion, Lala analizon marrëdhënien mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se niveli i mosbesimit mes dy institucioneve është shumë i lartë. Sipas saj, ky zhvillim mund të sinjalizojë një fazë të re, ku edhe arrestimet e zyrtarëve apo politikanëve të nivelit të lartë mund të kryhen drejtpërdrejt nga agjentët e BKH-së, pa mbështetjen e policisë.

“Kjo foto dëshmon klimën e thellë të mosbesimit mes SPAK dhe Policisë së Shtetit.

Për shkak të kësaj klime dhe dyshimeve se policia dekonspiron aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve, BKH ka zbritur në terren duke arrestuar Adi Çobon, të shumëkërkuarin e parë të operacionit ‘Ura’.

Nesër BKH mund të trokasë në dyert e politikanëve dhe t’u vendosë prangat pa sinjalizuar fare Policinë e Shtetit“, shkruan gazetarja në një postim në Facebook, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE