LAJME / E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 03:03

Gati njohja e viteve të punës me Greqinë/ Rama jep lajmin e bukur për emigrantët Shqiptarë…

Greqia mund të konsiderohet ku ka më shumë shqiptarë që emigruan pas vitit 1991. Për shkak të mungesës së marrëveshjes mes vendeve, atyre nuk u njihen vitet e punës në atdhe për efekt pensioni.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me socialistët e Njësisë numër 2 në Tiranë, u ndal edhe te pensionet dhe te njohja reciproke me Greqinë, pas shumë shqiptarëve nuk iu njihet pensioni në shtetin helen.

Rama tha se janë ngritur grupet e punës për arritjen e kësaj, megjithëse do jetë pak më e vështirë se me Italinë.

Në aspektin e atyre që punojnë në Greqi, ose që kanë punuar, vitet e tua të punës në Greqi njihen për sa kohë ke paguar sigurime. Se në vitet e para mund të kesh punuar në të zezë të mund të njihen, siç njihen në Greqi. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut, njohjen e pensioneve me Italinë e bëmë, që ishte më e forta nga ato që kishim bërë më parë. Kjo me Greqinë është e forta fare, për shkak edhe se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe se numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë. Jam shpresë plotë që do ta arrijmë dhe këtë“, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE