
Një futbollist amator në Angli humbi jetën si pasojë e një infeksioni të rëndë, pasi mjekët fillimisht i interpretuan gabim simptomat e tij si inflamacion të bajameve dhe dhimbje të nervit shiatik. Luke Abrahams, 20 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Northampton si pasojë e sepsis dhe fasciitit nekrotizues. Ditët para vdekjes, ai ishte ankuar për dhimbje fyti dhe kishte vizituar mjekun e familjes, i cili i përshkroi antibiotikë për tonsilit (inflamacion të bajameve).
Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua shpejt. Abrahams, nga East Hunsbury (Northampton), filloi të kishte vështirësi në lëvizje dhe dhimbje shumë të forta në këmbë. Në këtë fazë u bë një diagnozë e dytë e pasaktë, duke ia atribuar simptomat shiatikut (irritim i nervit shiatik).
Vetëm 12 orë më vonë, familjarët telefonuan shërbimin e emergjencës për shkak të dhimbjeve të padurueshme. Megjithatë, ekipet e ambulancës vendosën se ai nuk kishte nevojë për shtrim spitalor. Dy ditë më pas, i riu u dërgua me urgjencë në spital pasi deklaroi se nuk e përballonte më dhimbjen. Ai ndërroi jetë të nesërmen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
