LAJME / E Premte 26 Shtator 2025, 13:01

"GABIM" TRAGJIK! Burri po operohej për kancerin, mjekët i heqin organin e shëndetshëm...

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një pacient 77-vjeçar është viktimë e një gabimi të rëndë mjekësor, pasi mjekët i kanë hequr gabimisht veshkën e shëndetshme, duke e lënë atë me një veshkë të vetme e cila fatkeqësisht është e sëmurë.

Rasti ka ndodhur në muajin korrik të këtij viti në Spitalin Universitar Henri Mondor në Créteil, një periferi e Parisit. Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, po i nënshtrohej një operacioni për heqjen e veshkës së prekur nga kanceri një procedurë e njohur si nefrektomi.

Sipas raportimit të Radio France, gabimi ka ndodhur pavarësisht se pacienti kishte kaluar me sukses të gjitha kontrollet paraprake të sigurisë, përfshirë listën e kontrollit që verifikon anën e trupit për ndërhyrje. Zbulimi i gabimit ndodhi vetëm pasi pacienti u zgjua nga narkoza.

Ndërsa jeta e të moshuarit aktualisht nuk është në rrezik të menjëhershëm, ai tani përballet me pasoja serioze, pasi i duhet të jetojë me një veshkë të vetme që është tashmë e sëmurë. Prognoza e tij është shumë më e keqe krahasuar me rastet normale të kancerit në veshkë, ku heqja e veshkës së prekur mund të japë një shkallë mbijetese pesëvjeçare mbi 90%.

Ky nuk është rasti i vetëm i tillë. Më herët këtë vit në SHBA, një grua 84-vjeçare, Wendy Rappaport, iu nënshtrua një operacioni në një spital të Minesotës, ku gabimisht iu hoq një veshkë e shëndetshme në vend të shpretkës. Si pasojë, ajo tani është e detyruar të bëjë dializë dhe është diagnostikuar me stadin më të avancuar të sëmundjes së veshkave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE