LAJME / E Enjte 19 Mars 2026, 18:06

"Fotoja që BERISHA nuk do ta shihni"! Kur u krijua PPE, Berisha kishte 9 vite në Partinë e Punës

Në 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane, e djathta europiane u mblodh në Bruksel për të festuar. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një delegacion i Partisë Demokratike, i kryesuar nga Sali Berisha.

Por prania e tij rikthen në vëmendje një të vlrtetë të madhe që ka të bëjë me atë se në vitin 1977, kur u themelua PPE si një bashkim forcash të qendrës së djathtë dhe antikomuniste në Europë, Sali Berisha kishte plot 9 vite që ishte anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ku ishte pranuar në vitin 1968.

Pas vitit 1991, ai mori peng PD-në dhe prej kohësh pozon si antikomunist.

Pavarlsisht se Berisha u shfaq në familjen politike të së djathtës evropiane, ku nga korridori mbajti edhe një intervistë për mediat pranë tij, ai vijon të jetë i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britaniae Madhe dhe pa kontakte të dukshme me liderët kryesorë të së djathtës europiane.

Ndonëse pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, izolimi politik i Sali Berishës në raport me partnerët euro-atlantikë është i dukshëm, ndërkohë që PD vijon të vuajë rreshtimin pas tij. /TemA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE