LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 09:09

FOTO/ “Po vdes”- Shqiptarja bie në një pusetë në Manhattan, humb jetën 56-vjeçarja! Dëshmia e kalimtarit

Një grua ka humbur jetën në New York City pasi ra në një pusetë të hapur mirëmbajtjeje në zonën e Fifth Avenue, bëri të ditur policia amerikane.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi pak para mesnatës së të hënës, kur efektivët iu përgjigjën një telefonate emergjente në Manhattan dhe gjetën gruan pa ndjenja në fund të pusetës, rreth tre metra të thellë.

Viktima u identifikua si Donika Gocaj, 56 vjeçe, me origjinë shqiptare dhe banuese në Briarcliff Manor në shtetin e New York-ut. Ajo u transportua menjëherë në spital, por mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes deklaroi se kishte dëgjuar të bërtitura, ndërsa gruaja thoshte “po vdes”.Kompania energjetike Con Edison deklaroi për mediat amerikane se, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dyshohet se kapaku i pusit ishte zhvendosur nga një kamion pak minuta para incidentit.

“Rreth 12 minuta më vonë, personi i përfshirë në incident parkoi automjetin pranë zonës,” deklaroi një zëdhënës i kompanisë për CBS.

Kompania shtoi se raste të tilla janë të rralla, por kapakët e puseteva mund të zhvendosen nga automjete të rënda.

Ndërkohë, familjarët e viktimës thanë për mediat se po përpiqen të kuptojnë se si mund të kishte ndodhur një tragjedi e tillë në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE