LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 10:10

FOTO/ Pallati u përfshi nga flakët, banorja shpërthen në lot teksa sheh godinën e shkrumbuar

Trishtimi dhe dëshpërimi kanë pushtuar banorët që humbën shtëpitë nga zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat në një kompleks banimi përballë Spitalit Nënë Tereza në Tiranë.

Në vendngjarje, pamjet janë prekëse. Një grua, e cila besohet të jetë banore e pallatit, qëndron e përhumbur duke parë drejt ndërtesës së shkrumbuar, me lot në sy, teksa përpiqet të përballet me humbjen e madhe.

Mëngjesin e sotëm, dhjetëra qytetarë dhe kureshtarë janë afruar pranë zonës për të parë nga afër pasojat që la pas zjarri, i cili shkatërroi një pjesë të konsiderueshme të pallatit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar dëmet e plota dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët përballen me pasiguri dhe nevojë për mbështetje pas kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE