LAJME / E Premte 29 Maj 2026, 12:12

Florjan Binaj "godet" rëndë Berishën pasi e dogji si kandidat të PD për Bashkinë e Tiranës!

Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj, në një intervistë në News24, është pyetur mbi kandidimin e tij në Tiranë dhe mundësinë e angazhimit në politikë.

Në përgjigjen e tij, Binaj zgjodhi një mënyrë ironike, duke cituar një fjali nga kënga e fushatës së PS në 2003.

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, u shpreh ai, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por duke lënë të hapur mundësinë e një përfshirjeje të mundshme në të ardhmen.

Binaj u përzgjodh disa muaj më parë si kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Tiranës, por më pas me anulimin e zgjedhjeve dhe kalimin e kohës, PD paralajmëroi se do të ketë kandidatin e saj për kryeqytetin, duke fshirë emrin e Binajt si mundësi kandidimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE