LAJME / E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 03:03

Floriana Garo: Sali Berisha është më i miri në PD! Mua më kërkon edhe…

Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike nuk ka nguruar të shprehë sërish simpatinë dhe respektin për liderin e të djathtëve, Sali Berishën.

Në një intervistë për “A2 CNN”, Garo tha se Berisha mbetet figura më e mirë brenda të djathtëve, pavarësisht debateve në këtë forcë politike.

“Mund të them që zoti Berisha, nga çfarë unë kam parë në PD, është më i miri në PD. E them me plot bindje, jo si zëdhënëse e PD. Ai është me dritë-hije. Ka gabimet e veta, por punon më shumë se kushdo tjetër, ka forcë karakteri më shumë se kushdo dhe nuk mendoj që Berisha është problemi i PD, siç mund ta thonë të tjerë. Ai do mendim, por vendimet i merr vetë. Brenda partisë jo të gjithë janë të drejtpërdrejtë e të hapur me të”, u shpreh Garo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE