
Sot politika mori një kthesë të papritur! Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli zyrtarisht Florjan Binajn si kandidatin e PD-së për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
Berisha e quajti Binajn “artist me integritet dhe përfaqësues të denjë të qytetarëve”, duke i bërë thirrje opozitës dhe gjithë qytetarëve të Tiranës që ta mbështesin. Sipas tij, Binaj është simbol i qytetarisë dhe angazhimit publik.
Por, ndërsa politika fliste seriozisht… showbiz-i u fut në lojë!
Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP Albania” dhe një nga figurat më të ndjekura në vend, reagoi me humor. Ai postoi një video në Instastory duke dëgjuar fjalimin e Berishës dhe tha me ironi:
“Ua kishe thënë emrin tim, për Zotin!”
Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin! Videoja u bë virale në pak minuta, me dhjetëra komente plot humor dhe ironi:
“Edhe Luizi s’e la politikën pa komentuar!”
Edhe këtë herë, Luizi arriti të marrë vëmendjen e publikut, madje edhe në një moment politik serioz, duke dëshmuar se mbetet një nga figurat më të komentuara në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
