LAJME / E Martë 24 Mars 2026, 22:10

Flet djali i dy prindërve në Fier! Ja çfarë iu kishte bërë babai: U hodha pleh patateve, por ai ..

Ka dhënë dëshminë e tij djali i çiftit Rrapaj i cili u nda në mënyrë tragjike nga jeta ditën e sotme në Roskovec.

Burime për mediat bëjnë me dije se djali i vogël i Shefit dhe Dashurie Rrapaj është shprehur se në momentin e ngjarjes ai ndodhej në Fier për një konsultë mjekësorë. Kjo gjë është vërtetuar dhe nga pamjet filmike.

Ndërsa më tej djali i çiftit ka pretenduar se babai i tij ishte tip konfliktual dhe zënka e fundit ka qënë para 10 ditëve. Një zënkë e ndodhur për motive banale kur ai ka qenë hedhur pleh patateve të mbjella në oborrin e shtëpisë dhe pretendon se 80-vjeçari është acaruar duke i thënë atij se “Pse u hedh pleh patateve”. Ky konflikt banal që ka përfunduar në komisariatin e Rroskovecit, ndërkohë që nëna e tij Dashuria, i mbante gjithmonën anën djalit të saj.

Pasi u kthye nga Fieri djali i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Si fillim ai ka lajmëruar një kushëririn e vet e më pas Policinë. Ndërsa burimet policore bëjnë me dije se arma e përdorur në krim është tip i vjetër dhe dyshohet të ketë qënë e fshehur nën tokë, pasi ajo ishte me dhe.

Referuar hetimeve të deritanishme raportohet se arma ishte shkrepur dy herë, një plumb i ka shkaktuar vdekjen Dashurisë dhe plumbi tjetër i ka marrë jetën të moshuarit i cili zgjodhi të kryente vetëvrasje.

Krimi i rëndë i ndodhur pasditen e sotme ka tronditur mbarë opinion publike dhe ka lënë një plagë të madhe te të afërmit e 2 viktimave. Disa orë pas ngjarjes, motra e Dashuries është dërguar me urgjencë për në spital pasi ajo ishte në gjendje të rëndëq shëndetësore dhe psikologjikedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE