
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ndezur sërish debatet në rrjetet sociale, pas një përplasjeje të ashpër me komentuesit në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Deputeti demokrat, i njohur për tonet e forta në komunikim, është përfshirë në një seri shkëmbimesh ofenduese me ndjekës që e kanë kritikuar në komentet e postimeve të tij.
Në disa nga përgjigjet që po qarkullojnë gjerësisht online, Noka shkruan:
“Pyet mamin ç’a thotë… je i tëri e i bëri gomar… të fala rracës sate të ndyrë…”
Reagimet e tilla kanë shkaktuar valë kritikash në drejtim të përfaqësuesit të opozitës, me shumë qytetarë që e shohin këtë si shembull të gjuhës përçarëse dhe mungesës së etikës politike në komunikimin publik.
Komentuesit theksojnë se ky është një tjetër rast që tregon degradimin e gjuhës politike, edhe brenda niveleve të larta të Partisë Demokratike, në një kohë kur qytetarët kërkojnë më shumë përmbajtje dhe më pak fyerje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
