LAJME / E Diel 14 Shtator 2025, 19:07

Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua

Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet.

Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.

Të arrestuarit janë personat që rekrutonin dhe bindnin qytetarët të investonin në platformat mashtruese online Xuex. Ndërsa organizatorët janë ende nën hetim.

Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ?Flavio Mukaj 23 vjeç, ?Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga policia, ndërsa 6 llogari të kriptomonedhave. Nuk ka ende një shumë konkrete nga policia të parave të sekuestruara, shumave të investuara dhe numrit të qytetarëve të mashtruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE