
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një 71-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait.
Policia bën me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
71-vjeçari është arrestuar, ndërsa pas kontrollit nga policia në banesë autorit iu gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
