Një mjegull e dendur ka mbuluar sot mesditën bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.
Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.
Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.
Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale. Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE