
Besimtarët myslimanë festojnë nesër, më 20 mars, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin islam, që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit.
Kjo ditë simbolizon gëzim, solidaritet dhe bashkim familjar, ndërsa shtëpitë e besimtarëve mbushen me ngrohtësi dhe sofrat shtrohen plot me gatime tradicionale.
Tradita ndër vite ka ruajtur zakone të veçanta në kuzhinë. Në shumë familje, mëngjesi i Bajramit nis me oriz dhe pite, duke sjellë një atmosferë të veçantë festive që në orët e para të ditës.
Ndërsa gjatë drekës apo darkës, tryezat pasurohen me ushqime të shumta dhe të larmishme. Nuk mungojnë mishi i kecit apo i qengjit, byreku me shumë petë, kimë me vezë, supa të ndryshme dhe sallata të freskëta, që i japin kësaj feste një shije të veçantë tradicionale.
Një vend të rëndësishëm në këtë ditë zënë edhe ëmbëlsirat, të cilat janë simbol i gëzimit dhe mikpritjes. Në çdo shtëpi përgatiten me përkushtim ëmbëlsira tradicionale si bakllavaja, revania dhe kadaifi, të cilat janë tashmë pjesë e pandashme e festës së Bajramit.
Fitër Bajrami mbetet një ditë që bashkon familjet, forcon lidhjet mes njerëzve dhe përcjell mesazhe paqeje, dashurie dhe mirëkuptimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
