LAJME / E Diel 8 Mars 2026, 05:05

Çfarë po ndodh?! Tre tërmete të njëpasnjëshme në kufirin Shqipëri-Greqi. Deri më tani…

Tre tërmete janë regjistruar njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonave përreth.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i parë u regjistrua në 03:32 UTC (05:32 me orën lokale) me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter. Epiqendra u lokalizua rreth 16 kilometra në perëndim të Eleousa dhe 155 kilometra në perëndim të qytetit të Larisës, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Vetëm pak minuta më vonë, në 03:36 UTC, u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 4.9, me epiqendër rreth 21 kilometra në jugperëndim të Ioanninës.

Ndërsa lëkundja e tretë u regjistrua në 03:39 UTC me magnitudë 3.6, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Eleousa, gjithashtu në një thellësi prej 5 kilometrash.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet sizmologjike po monitorojnë situatën për lëkundje të mundshme pasuese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE