LAJME / E Martë 21 Tetor 2025, 00:12

Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës?/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Është marrë një person nën hetim

Gazetarja Bleona Metushi ka folur rreth asaj që po ndodh me koncesionin për Aeroportin e Vlorës pas denoncimit të Valon Ademit aksioner i 2A Group.

Në një emision televiziv, gazetarja u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime hetimore dhe është marrë nën hetim një person.

Sipas gazetares në lidhje me Aeroportin e Vlorës është marrë në pyetje dhe vëllai i Behgjet Pacollit.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime hetimore.

Kallëzimi është bërë nga Valon Ademi.

Është marrë një person nën hetim. Burimet që është pyetur dhe vëllai i Behgjet Pacollit.

Deri më tani Prokuroria nuk ka përcaktuar në mënyrë kronologjike përgjegjësin e veprës penale”, tha gazetarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE