
Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të lëshimit të raketave strategjike lundruese dhe raketave kundër anijeve, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Sipas raportimit, testimi që u zhvillua ishte pjesë e verifikimit të efikasitetit operacional të shkatërruesit “Choe Hyon”, një nga asetet ushtarake detare të vendit.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thuhet se ka ndjekur nga afër provën e raketave, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe komandantë të marinës.
Testimet e fundit vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa Pheniani vazhdon të zhvillojë dhe demonstrojë kapacitetet e tij ushtarake, pavarësisht presionit dhe sanksioneve ndërkombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
