LAJME / E Mërkurë 8 Prill 2026, 07:07

Çfarë po ndodh: Anulohet zyrtarisht tenderi për portin në “Porto Romano”, kompania e vetme në garë tërhiqet

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte mbetur në garë, Archirodon Group, është tërhequr nga procesi.

Kompania, e cila kishte kaluar në fazën përfundimtare, nuk dorëzoi ofertën financiare më 9 mars, duke bërë që procedura për një projekt me vlerë rreth 400 milionë euro të dështojë përfundimisht.

Në vendimin zyrtar renditen disa nga arsyet e anulimit, mes të cilave mungesa e ofertave të përshtatshme në procedurat e zhvilluara, si dhe problematika në dokumentacion, përfshirë gabime dhe mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit.

Ndërkohë, për këtë procedurë ka nisur edhe një hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Disa javë më parë, agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoriteti Portual Durrës, ku sekuestruan dokumentacionin e plotë të garës për ndërtimin e portit të ri tregtar.

Hetimet pritet të zbardhin shkaqet e dështimit të këtij projekti strategjik dhe të verifikojnë ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE