LAJME / E Mërkurë 11 Mars 2026, 01:01

Çfarë ndodh nëse Irani lëshon një raketë drejt Ballkanit? Karamuço zbulon skenarët e reagimit

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka folur lidhur me skenarin e mundshëm të lëshimit të një rakete nga Irani drejt Ballkanit dhe mënyrën se si do të funksiononte sistemi i mbrojtjes.

Sipas tij, në rast se një raketë balistike ngrihet nga Irani drejt rajonit pa një destinacion të qartë, Rumania do të ishte qendra kryesore për interceptimin e saj në Ballkanin jugperëndimor.

Karamuço shpjegoi se sapo një raketë të identifikohet, Rumania jep sinjalin e alarmit, ndërsa koordinimi i operacionit kryhet nga Gjermania, e cila vendos se cili sistem mbrojtës do të përdoret për ta neutralizuar kërcënimin.

Ndërkohë, Spanja ka rol monitorues për zonën e Mesdheut, duke ndjekur zhvillimet dhe trajektoren e mundshme të raketës.

Në këtë proces aktivizohen bateritë kundër-balistike të NATO-s, të cilat synojnë të ndërpresin dhe neutralizojnë raketën përpara se ajo të arrijë objektivin.

Sipas ekspertit të sigurisë, sistemi i mbrojtjes ajrore në rajon është i koordinuar dhe përditësohet vazhdimisht për të përballuar skenarë të tillë.

“Nëse ngrihet një raketë nga Irani drejt Ballkanit pa një destinacion të qartë, qendra kryesore për interceptimin e saj në Ballkanin Perëndimor jugperëndimor është Rumania.

Sa raketa ngrihet, Rumania jep sinjalin. Gjermania është koordinatore për vendosjen e sulmit, ndërsa Spanja monitoron situatën për Mesdheun.

Aktivizohen bateritë kundra-balistike. Gjermania vendos se cila do të nisë raketat për të neutralizuar balistikën që po vjen dhe për të prishur skenarin e sulmit.

Kjo është e gjitha. Ekziston një mbrojtje e jashtëzakonshme dhe të gjitha sistemet përditësohen vazhdimisht”, tha Karamuço për “Euronews Albania”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE