LAJME / E Premte 28 Nëntor 2025, 22:10

Familja konfirmoi ftesën e Shqipërisë për ndeshjet e “play off“-it në mars, reagon Stavros Pilios

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme në media se mbrojtësi më origjinë shqiptare Stavros Pilios do i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e marsit.

Madje edhe familjarët e Pilosit thanë për mediat se trajneri Silvinjo kishte kontaktuar me mbrojtësin e majtë.

Pas ballafaqimit me Fiorentinën, e vlefshme për Ligën e Konferencës, teksa shqiptari bën pjesë te skuadra e AEK-ut të Athinës (asistoi në golin e fitores), ai foli për mediat greke në lidhje me interesimin nga kuqezinjtë:

“Është një nder që Kombëtarja shqiptare interesohet për mua. Do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”.

Familja e tij është me origjinë nga Dropulli i Gjirokastrës, ndërsa Stavros Pilios ka lindur në Rohdos. Mbulon të njëjtin rol si Mario Mitaj, mbrojtës i majtë, luan me ekipin që lunante Mitaj, AEK-u i Athinës. Kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 1.2 milionë euro, ndërsa ka rol të rëndësishëm në ekipin grek.

I lindur në ishullin Rhodos më 10 dhjetor 2000, Stavros Pilios është i biri i dy prindërve me origjinë nga Dropulli që kanë emigruar herët në vendin fqinj. Fillimisht ai spikati si mbrojtës i majtë te Pas Janina, për të kaluar më pas për një sezon te Iraklis. Verën e 2023 AEK-u i Athinës i besoi të riut dhe e afroi në ekip. Gjatë kësaj kohe, Stavros Pilios ka luajtur me verdhezinjtë në 48 paraqitje, duke shënuar një gol dhe dhuruar gjashtë asistime. Vlera e tij në ‘Transfermarkt’ është 1.2 milion euro.

Njësoj si Mario Mitaj, i cili doli po nga AEK-u, edhe Stavros Pilios po ndjek të njëjtën rrugë teksa këtë sezon ka bërë 15 paraqitje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE