
Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cila u shua tragjikisht pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i shkaktuar nga një kaldajë gazi.

Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore, ndërsa shuma që do të mbetet do t’u shërbejë familjarëve të viktimave.
Ngjarja e rëndë i mori jetën Arti Kolës, bashkëshortes së tij Jonida, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijëve të tyre Hadjarit, 22 vjeç, dhe Xhesikës, 15 vjeçe. Të katërt humbën jetën nga monoksidi i karbonit i çliruar nga kaldaja e gazit e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.
Dhjetëra donatorë kanë kontribuar me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro.
Prokuroria e Luccas ka hapur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme. Kaldaja rezulton të ketë qenë e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.
Pritet rezultati i analizave toksikologjike për katër viktimat, i cili pritet të jetë vendimtar për vijimin e hetimeve. Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit, duke i dhënë fund në mënyrën më të dhimbshme historisë së një familjeje që kishte ndërtuar jetën e saj në Itali me punë dhe sakrifica, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
